Myftinia e Velesit shkreton edhe më shumë, bën edhe një reagim lidhur me imamin e saj
Myftinia e Velesit ka reaguar sërish duke i dalë në mbrojtje imamit i cili gjatë ditës u kap nga policia duke blerë vota dhe poashtu iu gjet edhe armë zjarri, raporton alfax.mk.
Në faqen zyrtare në Facebook myftinia e Velesit shkruan:
“DEMANTI I DEGËVE TË PARTIVE POLITIKE TĒ ÇASHKËS NË LIDHJE ME SPEKULIMET NDAJ IMAMIT ADEM ÇOREVSKIT – MELLNICË”.
Myftinia e Velesit më herët gjatë ditës lëshoi një reagim skandaloz në tentim për të mbrojtur imamin e Komunës së Çashkës Adem Çoreskin, i cili sipas MPB-së është arrestuar në tentim për blerje të votive si dhe për armëmbajtje pa leje.
Nga myftinia e Velesit, kanë tentuar që të mbrojnë imamin, duke thënë se ai është arrestuar vetëm për armëmbajtje pa leje, ndërsa parat që janë gjetur, janë të myftinisë, e të cilat, çuditërisht ai i ka mbajtur në shtëpi dhe jo në myftini. /alfax.mk/