Murtezani takon ambasadorin francez, flasin për eurointegrimet

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, takoi sot ambasadorin e Francës në Shkup, Siril Bomgartner. Siç shkruan Murtezani, me ambasadorin kanë folur për bashkëpunimin dypalësh dhe procesin eurointegrues të vendit.

“Në takimin e parë me Ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut , Ekselencën e tij, Siril Bomgartner, diskutuam për procesin euro-integrues, bashkëpunimin bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës si dhe mundësitë për thellimin e tij.

Me emërimin e Mia Matkoviq si eksperte të re, Franca edhe një herë konfirmoi mbështetjen e saj në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut dhe afrimin e saj për anëtarësim të plotë në Union”, shkruan Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button