Murtezani takohet me Abdulla Eren, kryetar i Kryesisë së Turqve jashtë dhe vendeve të ngjashme

Ministri për Çështje Evropiane edhe sot ka vazhduar takimet me përfaqësues të lartë të institucioneve turke.
Siç njoftohet, Murtezani është takuar me Abdulla Eren, kryetar i Kryesisë së Turqve jashtë dhe vendeve të ngjashme.
“Në kuadër të vizitës sime në Ankara, u takova me Abdullah Eren, Kryetar i kryesisë së Turqve jashtë dhe vendeve të ngjashme. Diskutuam për nismat me interes të përbashkët dhe mënyrat për të shkëmbyer përvojat”, ka shkruar ministri Murtezani.