Murtezani realizon takim me Mihael Rajfenshtull, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës në MPJ-në Gjermane

Ministri për Cështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka njoftuar se ka realizuar takim me Mihael Rajfenshtull, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës në MPJ-në Gjermane.
“Pasditen e sotme realizova takim të frytshëm me Mihael Rajfenshtull, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE-në dhe Këshillin e Evropës në MPJ-në Gjermane.
Diskutuam për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, reformat kyçe të cilat po i realizojmë dhe për mbështetjen që po e marrim nga Gjermania, e cila është mike dhe partnere e jonë në të cilën çdoherë mund të mbështetemi. Bashkëpunim i cili është i rëndësishëm jo vetëm për integrimin tonë, por edhe për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, ka deklaruar ministri Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button