Murtezani: Me sukses u përmbyll cikli i radhës i Dialogut Strategjik me SHBA-në

Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njoftoi se është përmbyllur me sukses cikli i radhës i Dialogut Strategjik mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

Ai bëri të ditur se në kuadër të këtij dialogu janë diskutuar dhe koordinuar iniciativa në disa sektorë strategjikë.

“Me sukses e përmbyllëm ciklin e radhës të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thellim i bashkëpunimit, përforcim i partneritetit, koordinim më efektiv dhe projekte strategjike në disa sektorë”, ka shkruar Murtezani.

Në reagimin e tij, Murtezani ka komentuar edhe kritikat rreth përfaqësimit në delegacionin qeveritar për këtë dialog.

“Ndërsa atyre që nuk shohin shqiptarë në delegacionin qeveritar për Dialogun Strategjik ua lëmë t’i shohin listat e zeza të aleatit tonë strategjik. Nuk është njëjtë të jesh aleat i SHBA-së dhe të jesh nongrata”, theksoi ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button