MPB: Me helikopterë janë hedhur 48 tonë ujë për shuarjen e zjarrit në malin Serta

Që në orët e para të mëngjesit helikopteri “bel-412” i Departamentit të Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Brendshme ka vijuar me aktivitete për shuarjen e zjarrit në rajonin e Sertas që shpërtheu dje.

Helikopteri hodhi 48 tonë ujë mbi zjarrin. Aksioni është ndërmarrë në degët e zjarrit, i cili paraqiste rrezik për t’u nisur drejt fshatrave Brusnik, Kalanjevë dhe Lipa.

“Nëse ka nevojë, helikopteri do të vazhdojë me aktivitetet për shuarjen e zjarrit”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button