MPB me detaje: 54-vjeçari nga Shtipi i shkaktoi plagë vdekjeprurëse nënës së tij me thikë

Vrasësi i nënës së tij në Shtip, S.Z., është një ish-kamarier i njohur, raporton televizioni lokal i Shtipit “Star”.

Në incidentin e mbrëmshëm, autori i vrasjes së nënës së tij është 54-vjeçari S.Z., i cili është i regjistruar si alkoolist – i varur.

“Më 08.08.2025, në orën 04:15, në Shtip, zyrtarët policorë nga SVR Shtip e kanë privuar nga liria S.Z. (54) nga Shtipi. Ai dyshohet se rreth orës 02:00, në shtëpinë familjare në Shtip, me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar një plagë me thikë nënës së tij 84-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi. Hetimin në vendngjarje e ka kryer një ekip nga SVR Shtip, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shtip, gjatë së cilës mjeti i mprehtë është gjetur dhe sekuestruar për procedurë të mëtejshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet padi penale me procedurë të përshpejtuar sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal”, konfirmuan zyrtarisht nga MPB.

Përveç alkoolit, S.Z. kishte ves edhe bixhozin, për shkak të të cilit vazhdimisht kërkonte dhe insiston­te për para nga të afërmit e tij. Para se të binte në krizë të rëndë alkooli, S.Z. ishte një kamarier i njohur në Shtip, raporton TV Star.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button