Moti i keq në Europë, në Itali 200 qytetarë të evakuuar
Moti i keq ka përfshirë një pjesë të shteteve të Europës. Në Itali, përmbytjet kanë detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 200 banorë.
Moti i keq me reshje të dendura shiu ka përfshirë shumë shtete të Europës duke shkaktuar përmbytje dhe probleme ne qarkullim.
Shumë rajone në Austri, Zvicër, Poloni dhe Slloveni kanë shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
Sipas parashikimeve të motit stuhitë e shoqëruara edhe me rrufe pritet të godasin edhe Italinë.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Zvicër si pasojë e përmbytjeve. Banorëve u është bërë thirrje të jenë në gjendje alerti dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Pjesa veriore e Italisë është duke përjetuar më shumë pasojat e motit të keq. Në shumë fshatra u ndërpre energjia elektrike për shkak të përmbytjeve, në Piemonte u realizuan më shumë se 80 operacione shpëtimi, ndërsa më shumë se 200 qytetarë u evakuuan nga qyteza e Konjes.