Mos dilni jashtë pa nevojë urgjente, temperaturat kanë shtuar rritjet tek ndihma e shpejtë

Vendi po ballafaqohet me temperatura jashtëzakonisht të larta këtë javë deri të premten kur dhe priten rënie të temperaturave bëjnë të ditur nga Enti Hidrometeorologjik. Sipas parashikimit të tyre, temperatura maksimale ditore do të jetë mbi 30 gradë, në disa vende do të kalojë 40 gradëshin, për këtë arsye niveli portokalli do të jetë aktiv deri në fund të javës. Pritet që të premten pasdite, temperaturat të ulen gradualisht.
“Gjatë ditës së nesërme dhe të enjten do të kemi paraqitje të vranësirave në disa vende, por edhe më tej temperaturat do të jenë shumë të larta. Deri në fund të kësaj jave vendi do të mbetet në fazën e portokalltë, ndërsa të premten pritet të ketë reshje lokale dhe temperaturat të ulen gradualisht.”, – deklaroi Boris Sekirarski nga Enti Hidrometeorologjik.
Ndihma e Shpejtë: Janë rritur intervenimet, të sëmurët kronikë të mos dalin pa nevojë
Nga Ndihma e Shpejtë bëjnë të ditur se janë shtuar intervenimet dhe si pasojë e goditjes nga nxehtësia, në bazë ditore regjistrohen mbi 10 kolabime. Ata rekomandojnë, sidomos të sëmurit kronik, të mos lëvizin pa nevojë gjatë ditës, sepse sipas tyre kjo tek të sëmurit me sëmundje kardiovaskulare rrit rrezikun nga sulmi në zemër.
“Qëndrimi i gjatë jashtë përderisa janë temperaturat e larta e lodh organizmin e njeriut dhe mund të lë pasoja afatgjate dhe kjo shton rrezikun edhe për sulm kardiovaskular. Rrit rrezikun nga sulmi në zemër, paraqitje e aritmive, si dhe mosdehidrimi i organizmit i dëmton veshkat, si dhe trurin, dhe në këtë periudhë rritet edhe përqindja e vdekshmërisë tek personat tek të cilët janë evidentuar sëmundje kronike.”, – theksoi Elena Pilevska nga Ndihma e Shpejtë.
Edhe Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që qytetarët në këto ditë jashtëzakonisht të nxehta të mbajnë me vete një shishe me ujë, të veshin rroba të lehta, të ndritshme dhe komode, të mbajnë kapele ose çadër për mbrojtje. Për shkak të valës së të nxehtit që përfshiu vendin, Qeveria vendosi që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna deri të enjten. Edhe punëdhënësve u rekomandohet të riorganizojnë aktivitetet e punës për të shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera fizike në natyrë ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00, dhe po ashtu edhe kopshtet nuk duhet t’i nxjerrin fëmijët jashtë gjatë asaj periudhe të ditës.Zhurnal