Mitsotakis: Maqedonia e Veriut mund vetëm të përfitojë nga marrëdhëniet e mira me Greqinë

Maqedonia e Veriut, ashtu si Shqipëria, mund vetëm të përfitojë nga marrëdhëniet e mira me Greqinë. Ndryshe, rruga evropiane e të dyja vendeve kalon përmes Athinës. Dhe aty do të hasë probleme, thekson kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për gazetën “Real News”.
“Paligjshmëritë e Shkupit në lidhje me emrin e vendit burojnë edhe nga fakti se Marrëveshja e Prespës ishte një marrëveshje e keqe. Paralajmërova në Parlament se ishte problematike për interesat e Greqisë, dhënia e kombësisë dhe e gjuhës fqinjëve të saj. Edhe atëherë kur e votuam kundër, theksova se do ta gjejmë para nesh. Por pasi u votua duhet ta zbatojmë”, tha Mitsotakis.
Kryeministri grek komentoi se partia opozitare, “me mendjelehtësi edhe më të madhe politike” propozon që në këtë moment të caktuar kohor të ratifikohen memorandumet.
“Domethënë të dorëzojmë të gjitha armët tona negociuese. Diçka që pala tjetër as që e kërkon. Natyrisht që promemoracionet nuk do t’i çojmë në votim. Por ne do të presim që Qeveria e re të respektojë ligjshmërinë ndërkombëtare, si dhe nënshkrimin e saj”, thekson Mitsotakis.