Miratohet aktakuza ndaj Pallços, akuzohet për rrëmbim dhe vrasje
Këshilli vlerësues i Gjykatës Themelore Penale Shkup e miratoi në tërësi aktakuzën kundër Ljupço Palevskit, i njohur si Pallço, organizatori i vrasjeve brutale të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovski.
Mbetet për t’u parë nëse gjyqi për të akuzuarit e tjerë të bashkëautoreve do të nisë më 4 shtator.
“Për të njëjtën ngjarje penalo-juridike paraprakisht janë akuzuar edhe 4 persona të tjerë për të cilët është ngritur rasti i cili është caktuar për datën 04.09.2024 dhe për çdo ndryshim të datës do të njoftohen menjëherë palët dhe opinioni”, thonë nga Gjykata.