Ministri izraelit i ekstremit të djathtë hyn me forcë në xhaminë Al-Aksa

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, mëngjesin e sotëm ka hyrë me forcë xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Departamenti i Fondacionit Islam në Kuds tha se Ben-Gvir bastisi kompleksin e xhamisë Al-Aksa nën mbrojtjen e forcave izraelite.

Hyrja e sotme me forcë në kompleksin Al-Aksa ishte e teta nga ministri i ekstremit të djathtë që kur ai u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanyahu në vitin 2022.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button