Milani pas Ardon Jasharit, ofron 27 milionë euro

Gjiganti italian, AC Milani ka shfaqur interesim të madh për mesfushorin e talentuar Ardon Jashari, i cili ka shkëlqyer sezonin e fundit me Club Brugge.

Sipas “Sky Sport Suisse”, kuqezinjtë kanë bërë një ofertë fillestare prej 27 milionë eurosh plus 3 milionë në formë bonusesh, por klubi belg kërkon më shumë.

Milani synon të mbyllë marrëveshjen përmes një oferte mes 30 dhe 35 milionë euro.

Jashari shihet si pasuesi i Granit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës dhe është në vëzhgim nga disa klube të mëdha evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button