Mijëra qytetarë në qytete të SHBA protestojnë kundër politikave të Trump-it, përfshirë armatosjen e Izraelit

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Uashingtonit dhe qyteteve të tjera në SHBA për të kundërshtuar politikat e presidentit Donald Trump mbi deportimet, shkarkimet në administratë dhe luftërat në Gaza dhe Ukrainë.

Përpara Shtëpisë së Bardhë, protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si: “Punëtorët duhet të kenë pushtet”, “Jo mbretërimit”, “Ndalo armatosjen e Izraelit” dhe “Proces i rregullt ligjor”.

Shumë prej tyre valëvitnin flamuj palestinezë dhe mbanin keffijeh, duke brohoritur “Liri për Palestinën” dhe shprehur solidaritet me palestinezët e vrarë në luftën e Izraelit në Gaza.

Administrata Trump ka ndaluar dhjetëra studentë ndërkombëtarë dhe ka kërcënuar me ndërprerjen e fondeve federale për universitetet për shkak të programeve për diversitet, barazi dhe përfshirje, nismave klimatike dhe protestave pro-Palestinë.

Protesta janë zhvilluar edhe në qytete si New York, Çikago dhe dhjetëra vende të tjera, duke shënuar ditën e dytë të demonstratave mbarëkombëtare që nga marrja e detyrës nga Trump.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button