Mickoski: S’ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdon të refuzojë zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale në tetor të vitit të ardhshëm. Si test për qeverinë dhe opozitën, thotë se janë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm dhe nëse fitojnë kandidatët e BDI-së apo LSDM-së, atëherë mund të organizohen zgjedhje menjëherë pas atyre lokale. Nëse opozita humbet, atëherë u bën thirrje që të reformohen me kuadro dhe programe të reja.

“Kemi zgjedhje lokale vitin e ardhshëm. Në ato zgjedhje qytetarët do të tregojnë nëse nevojiten edhe zgjedhje parlamentare apo jo. Nëse ka nevojë për parlamentare, mundemi menjëherë më pas të organizojmë edhe zgjedhje parlamentare. Nëse ata japin karton të kuq për qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, nëse i votojnë kryetarët e komunave të LSDM-së dhe BDI-së atëherë mesazhi është i qartë, ne nuk do ta injorojmë atë mesazh”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button