Mickoski: Kontrata me “HEJ”, me çmim trefish më të lartë

Kryeministri Mickoski tha se qiraja të cilën Lotaria i paguante kompanisë Hej, ishte trefish më e lartë nga ajo që përcakton tregu. Mickoski tha se kontrata e prishur është bazë për përgjegjësi penale dhe se ekzistojnë dyshime serioze për kriminalitet nga pushteti i kaluar.

“Sa i përket kontratës që dje ishte pjesë e vendimeve të qeverisë, po, me vendim të qeverisë ajo është ndërprerë. Kontrata jo vetëm që është ndërprerë, por është edhe bazë për fillimin e përgjegjësisë penale, sepse është nënshkruar me një çmim që nuk është i tregut por është deri 3 herë më i lartë se çmimi i tregut dhe jo vetëm, është parashikuar edhe kostoja e rinovimit. Pjesa për të cilën janë paraparë 2.28 milionë euro për qiranë është vetëm një pjesë e kontratës, janë diku rreth 1.7- 1.8 milionë euro që janë paraparë për rindërtimin e vetë objektit, sepse më parë ky objekt përdorej për festa familjare dhe lloje të tjera argëtimi. Supozohej të ishte selia e një lotarie shtetërore dhe për këtë arsye u ndërpre”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button