Mickoski jep lajmin e madh që paralajmëroi: Finalizohet partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

Në Tiranë, kryeministri Hristijan Mickoski, u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ku u finalizua marrëveshja për partneritet strategjik mes dy vendeve. Bëhet fjalë për dokument i cili është rezultat i negociatave shumë muajshe intensive mes ekipeve diplomatike dhe të ekspertëve nga të dyja palët.
Marrëveshja që paralajmërohet si historike do të hap perspektiva të reja për bashkëpunim në sferat kyçe siç janë: siguria, ekonomia, investimet, arsimi, transformimi digjital dhe ndryshmet klimatike.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia e Veriut ka qasje në ekspertizën britanike, mbështetje financiare për reforma dhe mundësi për investime britanike në sektorët strategjik siç janë: energjetika, infrastruktura dhe inovacionet.
“Më vjen mirë që kemi mundësi të bisedojmë në këtë takim dypalësh, kjo është e rëndësishme për ne. Kemi raporte të forta mes dy vendeve tona. Fakti që mund ta nënshkruajmë këtë marrëveshje ndërqeveritare, vlerësoj se ka rëndësi të madhe dhe kjo dëshmon se ne do të zgjidhim shumë punë mes dy shteteve tona”, tha Keir Starmer.
“Me të vërtetë jam i emocionuar që mund të punoj me ju, që dy vendet tona mund të punojnë së bashku, për shkak se ne jemi aleat të NATO-së. Me këtë marrëveshje ndërqeveritare jam i sigurt se do të kemi bashkëpunim edhe më të madh dypalësh, do të përforcojmë lidhjet tona”, tha Hristijan Mickoski.