Mexhiti: Universitetit “Nënë Tereza” i jepet parcela për kampusin e ri universitar. Urime!

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar vendimi që Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup t’i jepet në shfrytëzim të përhershëm një parcelë prej 31.434 m², mbi të cilën do të ngrihet kampusi i ri universitar, një investim prej 40 milionë eurosh.

Zv/kryeministri Izet Mexhiti e ka përshkruar projektin si një investim në dijen dhe mundësitë e barabarta për studentët.

“Ky projekt është investim në dije, në ëndrra dhe në mundësitë e barabarta që i duhen çdo studenti për të ecur përpara. Me këtë hap, vendosim themelet e një universiteti modern, që do të ofrojë kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke e kthyer Çairin në një vatër të gjallë të dijes dhe të zhvillimit akademik”, njoftoi Mexhiti.

“Jam i bindur se kampusi i ri i Universitetit ‘Nënë Tereza’ do të shndërrohet në një vatër të dijes, ku mijëra studentë do të ndërtojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes. Ky është një hap i madh për konsolidimin e infrastrukturës arsimore dhe për forcimin e rolit të arsimit si shtyllë e shoqërisë sonë”, shtoi ai.

Kjo nismë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të arsimit të lartë në vend dhe krijimit të kushteve të reja për zhvillimin akademik në Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button