Mexhiti: Të martën përfundimisht me ligj mbyllet çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, tha se në zgjedhjet e kaluara i kanë fituar kundërshtarët kur u bën bashk katër komunitet, 9 parti politike, ndërsa tani edhe me Taravarin bëhen 10, por përsëri do t’i fitojnë sepse ja VLEN.
Mexhiti tha se ata kanë përmirësuar gjendjen e shqiptarëve deri tani.
“Ne po përmirësojnë atë që se kanë bërë 20 vite. Ne i thërrasim aty ku na sulmuan fuqimisht. E filluan duke derdh lot krokodili për ligjin e gjuhëve, apo për gjuhën zyrtare shqipe. E bënë tragjike, sikur ka ndodh hataja sikur dikush ka rrezikuar gjuhën shqipe dhe sot kur shkarkohet gjykatësja që ka prekur gjuhën shqipe nga gjykata kushtetuese e zgjedhur nga ata, është e përjashtuar çdokush që prek frymën e marrëveshjes së Ohrit, prek themelet e këtij shteti, prek dinjitetin e shqiptarëve, sot BDI-ja hdhe ata të tjerët heshtin dhe nuk e përmendin çështjen e gjuhës”, tha Mexhiti.
Mexhiti tha se ata nuk janë për politik ditore por për zgjedhje ligjore dhe se pas 30 viteve për herë të parë do ta rregullojnë si duhet me ligj përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në administratë.
“Dhe kjo do të ndodh të martën në Qeveri, për herë të parë mbyllet si çështje”, tha Mexhiti.
Zv/kryeministri Mexhiti premtoi se së shpejti do të mbyllet edhe çështja e medresantëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button