Mexhiti takon asistenten drejtuese të USAID-it
“Gjatë qëndrimit tim në Uashington pata nderin të takoj zonjën Erin Elizabeth McKee, asistente drejtuese e USAID për Europë dhe Euroazi. Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe USAID, një partner i rëndësishëm që ka realizuar shumë projekte dhe investime të suksesshme në vendin tonë”, ka shkruar zëvendës kryeministri Izet Mexhiti në Fejsbuk.
“Në këtë takim mori pjesë edhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. Së bashku, shqyrtuam mundësitë për të nisur iniciativa të reja që adresojnë sfidat mjedisore, veçanërisht ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Një nga temat kyçe ishte rëndësia e stabilitetit politik për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të huaja. Ne të gjithë ramë dakord për nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të përballuar sfidat mjedisore dhe për të mbështetur nismat e gjelbra që do të ndihmojnë në mbrojtjen e ambientit në rajon”, përfundon Mexhiti.