Mexhiti: Qeveria kalon pronësinë e Sheshit “Skënderbeu” tek Komuna e Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit “Skënderbeu” në pronësi të Komunës së Çairit, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të fazës së tretë të projektit.

Sipas Mexhitit, me këtë vendim largohet pengesa e fundit administrative që ka ndikuar në procesin e zhvillimit të projektit.

“Sot, Qeveria miratoi vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Sheshit ‘Skënderbeu’ te Komuna e Çairit. Me këtë vendim hiqet pengesa e fundit administrative dhe hapet rruga për realizimin e fazës së tretë të Sheshit ‘Skënderbeu’”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se ky zhvillim e afron më shumë kompletimin e një prej projekteve që ai e konsideron ndër më të rëndësishmit për shqiptarët në Shkup.

“Ky është një hap i rëndësishëm që e afron edhe më shumë kompletimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme për shqiptarët në Shkup”, tha ai.

Mexhiti bëri të ditur se tashmë janë krijuar kushtet për nisjen e procedurave të mëtejshme dhe fillimin e punimeve.

“Tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që shumë shpejt të hapet tenderimi për nisjen e punimeve dhe Sheshi ‘Skënderbeu’ të marrë formën që e meriton”, u shpreh kryetari i Çairit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button