Mexhiti: Punimet në “Mehmet Gega” po shkojnë drejt përfundimit

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se punimet në rrugën Mehmet Gega në lagjen Fushë Topan janë duke shkuar rreth përfundimit.
“Punimet në rrugën Mehmet Gega në lagjen Fushë Topanë, po shkojnë drejt përfundimit me ritmin që qytetarët e Çairit presin dhe meritojnë. Asfaltimi është kryer, trotuaret po finalizohen, dhe shumë shpejt vendosja e ndriçimit publik do ta kompletojë këtë aks të rëndësishëm.
Kjo rrugë po merr pamje të bukur, por, edhe po i kthejmë lagjes funksionalitet, siguri dhe një standard të ri urban. Çairi po ecën përpara me projekte, me punë të dukshme dhe me rezultate që flasin vetë”, ka deklaruar Mexhiti. /Alfax.mk



