Mediat izraelite: Netanyahu ka dhënë miratim për armëpushim në Liban
Mediat izraelite raportojnë se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dhënë miratim për arritjen e armëpushimit me Hezbollahun në Liban, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror izraelit KAN qeveria e Tel Avivit i ka dhënë “dritë të gjelbër” për armëpushim në Liban, Amos Hochstein, këshilltarit të lartë të presidentit të SHBA-së Joe Biden i cili ndërmjetëson mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Më tej theksohet se Netanyahu dhe shumë ministra zhvilluan mbrëmë takim konsultues për sigurinë dhe se Netanyahu gjatë takimit dha miratim ndaj propozimit për armëpushim në Liban.
Bisedimet u fokusuan në lirinë e veprimit të ushtrisë izraelite në vijën kufitare Siri-Liban dhe se Izraeli ka marrë garanci nga SHBA-ja në lidhje me lirinë e veprimit në kufi në rast të shkeljes së marrëveshjes.
Gjithashtu në lajm duke u bazuar në burimet izraelite të paidentifikuara thuhet se “pritet që armëpushimi të shpallet brenda dy ditëve”.
Sipas burimeve, “Marrëveshja me Libanin është nënshkruar dhe se tani Netanyahu po punon se si ta njoftojë opinionin për këtë”.