Më shumë se 300,000 persona që vuajnë nga sëmundje kronike në Gaza

Rreth 350,000 palestinezë në Gaza po vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike, ka deklaruar për Al Jazeera një zyrtar i Shoqatës Palestineze për Ndihmë Mjekësore (Palestinian Medical Relief Society).
Kjo deklaratë vjen ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi të enjten se “sistemi shëndetësor në enklavë është në kolaps”.
Ekspertë të OKB-së dhe zyrtarë mjekësorë në Gaza, si dhe organizata bamirëse mjekësore, prej kohësh e kanë akuzuar ushtrinë izraelite për shënjestrimin e qëllimshëm të punonjësve shëndetësorë dhe objekteve mjekësore, duke e përshkruar këtë si një përpjekje të qëllimshme për ta bërë jetën të pajetueshme për popullsinë palestineze në Rripin e Gazës.