Më 30 korrik do të fillojë gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Më 30 korrik, do të fillojë gjykimi për vrasjen e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski.

Gjykatës i rastit do të jetë Ivica Stefanovski, i zgjedhur nëpërmjet sistemit AKMIS.
Paraprakisht, më 8 korrik nga Gjykata Penale kanë njoftuar se janë refuzuar si të pabaza ankesat nga mbrojtja e të akuzuarve dhe se akti prokurorial pranohet tërësisht.
Kujtojmë se Prokuroria Publike Themelore Shkup në maj ka ngritur aktakuzë kundër katër personave për kidnapim dhe vrasje të 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovski nga Velesi.
Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski.

Ndërkaq hetimi vazhdon ende ndaj dy personave të tjerë – njëri nga ata është i dyshuar i parë – Lupço Palevski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button