“Mbaj përgjegjësi të plotë”, kreu i LDK Lumir Abdixhiku pranon humbjen në zgjedhjet parlamentare

Pas mbylljes së votimeve në Kosovë më 28 dhjetor, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ishte kandidat për kryeministër, doli në një konferencë ku pranoi humbjen në zgjedhje dhe për uroi fituesin.

Abdixhiku tha se ky është vullneti i popullit dhe theksoi rëndësinë e respektimit të verdiktit qytetar:

“Ne duhet të respektojmë verdiktin e popullit. Nuk kam arritur ta çoj LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kam ndërtuar ekip me njerëzit më të mirë dhe kemi bërë program, por ky është verdikti i qytetarëve dhe para këtij verdikti përulemi të gjithë. Kështu funksionon demokracia. Qytetari ka gjithmonë të drejtë dhe gjithmonë duhet ta mbajmë mend se LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia e demokracisë së Kosovës. LDK ka nevojë për unitet dhe reflektim të thellë. Duhet të hapet më shumë dhe të rinovohet guximshëm. Si kryetar, do të thërras Kuvendin e LDK-së, ku para tij do të shqyrtojmë të gjitha çështjet dhe përgjegjësinë time.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button