Maqedonia e Veriut fiton kundër Armenisë
Përfaqësuesja e MAqedonisë siguroi fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, pasi që në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup , mundi kombëtaren e Armenisë me 2-0. Enis Bardhi ishte figura qëndrore në terrenin e gjelbër, i cili lojën e tij maestrale e kurorëzoi me gol në minutën e 70-të.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, e nisi më mirë takimin në SHkup, pasi që në minutën e 9-të, u kanos e para me një solo aksion të Bardhit në anën e djathtë, pas së cilës David Babunski drejtoi topin mbi portë. Në minutën e 21-të, rasti më konkretë për Maqedoninë, kur Bardhi asiston në zonë, ndërsa Elmas u gjend sy me sy me portierin mysafirë, i cili ndaloi me kohë tentimin e sulmuesit të Maqedonisë. Në këtë periudhë, Maqedonia dominoi takimin duke marë pronësimin e topit.
Në minutën e 37-të, kroson Dimoski, ndërsa Zajkov drejton topin me kokë, por pa mundur të ndryshojë rezultatin. Pak më vonë, solo aksioni i Enis Bardhit, mirëpo gjuajtja e tij e fortë përfundon disa centimetra mbi shtyllën e portës së Armenisë. Portieri Çançareviç ishte i befasuar nga ky tentim dhe nuk kishte kohë për të reaguar. Në fund të pjesës së parë, Maqedonia mbeti me një futbollist më pak në terren, pas përjashtimit me karton të kuq të mbrojtësit Zajkov.
Në vazhdim të pjesës së dytë, Maqedonia tentoi që me krosimi të gjata të kalojë mesfushën e Armenisë, e cila kërkonte të shfrytëzojë epërsinë numerike në fushë. Në minutën e 63-të, Elmas asiston në 16 metra, ndërsa tentimi i Miovskit shkon mbi portë, pas devijimit nga një mbrojtës të Armenisë.
Në minutën e 70-të, 1-0 për Maqedoninë! Enis Bardhi nga 25 metra godet në këndin e pambrojtur të Armenisë për të ngritur të gjithë stadiumin në këmbë.
Në minutën e 77-të, solo aksion i Bojan Miovskit në zonën kundërshtare, ndërsa goditja e tij përfundon në rrjetën e Armenisë, për 2-0.
Deri në fund të takimit nuk kishte ndryshim të rezultatit dhe Maqedonia arkëtojë 3 pikë, tani duke u renditur në vendin e parë me 4 pikë, një më shumë se Armenia në vendin dytë me 3 pikë, aq sa ka edhe Letonia.