Mali i Zi nesër shpall ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan

Me rastin e tragjedisë në Maqedoninë e Veriut, në të cilën humbën jetën 59 persona, ndërsa mbi 150 janë lënduar, të hënën, më 17 mars, në Mal të Zi është shpallur Ditë zie.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ngjarjen tragjike në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Malit të Zi është e gatshme të qëndrojë pranë popullit mik të Maqedonisë së Veriut në të gjitha mënyrat e nevojshme në këtë kohë të vështirë dhe me këtë e njofton publikun se e hëna e 17 marsit do të jetë ditë zie në Mal të Zi. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Mendimet dhe lutjet tona janë me Maqedoninë e Veriut”, shkroi kryeministri malazez Milojko Spajiç në Iks.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button