Maksuti: Inspektorati i Punës dhe ICMPD thellojnë bashkëpunimin në kuadër të projektit “Fair Path”

Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP) dhe Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD) kanë zhvilluar një takim pune, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional dhe koordinimin e aktiviteteve në kuadër të projektit “Fair Path”.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Gani Maksuti, bëri të ditur se takimi u përqendrua në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, shqyrtimin e objektivave të projektit dhe planifikimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.

Në takim morën pjesë përfaqësuesja speciale e ICMPD-së për Ballkanin Perëndimor, Melita Gruevska-Graham, udhëheqësja e zyrës së kësaj organizate në Shkup, Elena Petreska, menaxherja e projektit “Fair Path”, Verica Koraqeviq, si dhe asistentja e projektit, Stefani Spiroska.

Nga Inspektorati Shtetëror i Punës, përveç drejtorit Gani Maksuti, të pranishëm ishin edhe inspektorët shtetërorë të punës, Lulzim Farizi dhe Viktorijan Kukushev.

Sipas njoftimit të Maksutit, diskutimet synuan thellimin e bashkëpunimit institucional, shqyrtimin e qëllimeve të projektit “Fair Path” dhe përcaktimin e hapave për bashkëpunim të mëtejshëm.

Projekti synon të shërbejë si kornizë për koordinimin e aktiviteteve ndërmjet institucioneve dhe avancimin e bashkëpunimit në fushat përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button