Makina përplaset me turmën në qendër të Kopenhagës, 5 të lënduar

Pesë persona janë lënduar pasi u goditën nga një makinë në qendër të Kopenhagës sot, tha policia, transmeton Anadolu.

Një burrë i moshuar ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe është përplasur me një turmë njerëzish, duke lënduar pesë, tha policia për transmetuesin lokal TV2.

Gjendja e të lënduarve nuk dihet tani për tani.

Të paktën katër ambulanca, dy automjete emergjence dhe dhjetë makina policie mbërritën në vendin e aksidentit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button