Macron: Bëjnë thirrje për armëpushim ndërsa i dërgojnë armatim Izraelit

Macron bëri thirrje për një  de facto embargo të armëve për Izraelin dhe, anasjelltas sulmoi SHBA-në. Ai ka thënë se thirrjet e disa shteteve që furnizojnë me armë Izraelin ndërsa bëjnë thirrje për t’i dhënë fund luftës, nuk janë në pëputhje me veprimet e tyre pasi armët përdoren për të vazhduar vrasjet. raporton Reuters.

Gjatë fundjavës, komentet e presidentit francez u dënuan nga anëtarët e partisë së tij, si dhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha në një fjalim të ashpër video se liderët perëndimorë që bëjnë thirrje për një embargo armësh “duhet të kenë turp për veten e tyre”.

Qëndrimi i Macron u hodh poshtë dje nga një prej aleatëve më të afërt të Francës, Britania e Madhe. I pyetur nëse është dakord me qëndrimin e presidentit francez, ministri britanik i mbrojtjes i tha Sky News: “Jo, ne  punojmë me një sistem tjetër”.

Londra pezulloi shitjen e një numri të madh komponentësh për armët e përdorura nga Izraeli në Gaza, pasi arriti në përfundimin se ekziston një rrezik real që armët të përdoren për të shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar, por refuzoi të mbështesë një embargo të plotë të armëve.

Duke nxitur më tej polemika, komentet e presidentit francez u transmetuan në radion franceze dy ditë përpara përkujtimit të sulmeve të 7 tetorit në Hamas, në të cilat u vranë rreth 1200 izraelitë dhe u morën 251 pengje.

Si hakmarrje, Izraeli nisi një operacion ushtarak në Gaza që mori 41.500 jetë, shumica prej tyre civilë. Lufta në Gaza hapi konfliktin në disa fronte në Lindjen e Mesme, duke tërhequr boshtin iranian të rezistencës në të – Hezbollahun, Huthët e Jemenit , Milicinë irakiane – dhe provokoi edhe përplasje të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Iranit.

Thirrja e Macron për një embargo armësh të kujton thirrjet e ngjashme të bëra gjatë vitit të kaluar nga organizata joqeveritare dhe disa mbështetës të laburistëve britanikë dhe të majtë francezë, si dhe disa politikanë të shquar si senatori amerikan Bernie Sanders.

Në shkurt, një gjykatë holandeze ì urdhëroi qeverinë holandeze të ndalonte ì furnizimin me komponentë për avionët luftarakë F-35 për qeverinë izraelite për shkak të sulmeve të vazhdueshme në Gaza.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan në qershor se vendet dhe kompanitë që dërgojnë armë në Izrael rrezikojnë “të bëhen bashkëfajtorë në krimet ndërkombëtare, ndoshta duke përfshirë gjenocidin”.

Uashingtoni, furnizuesi më i madh i armëve për Izraelin, ndaloi dërgimin e bombave të rënda në Izrael në maj për shkak të ofensivës në Gaza, por vazhdoi me dërgimin e pajisjeve të tjera ushtarake. Dje, në një bisedë telefonike me presidentin izraelit Isaac Herzog, presidenti amerikan Joe Biden “konfirmoi angazhimin e tij për arritjen e një marrëveshjeje në Gaza për kthimin e pengjeve izraelite, duke ofruar siguri për Izraelin dhe duke lehtësuar vuajtjet e palestinezëve”.

Në Francë, e cila ka një nga komunitetet më të mëdha hebreje në Evropë, si dhe një pakicë të madhe myslimane, konflikti izraelito-palestinez e ndau veçanërisht komunitetin.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button