LSDM: Mickoski dhe VMRO-DPMNE po ndërhynë në punën e sindikatave

LSDM-ja opozitare ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po ndërhynë në punën e sindikatave duke u bërë presion këtyre të fundit.

“Kjo do të thotë të mbytet zëri i punëtorëve, i sindikatave, për t’i mbyllur gojën. Qëllimi është të përçahet sindikata dhe të mos i bëhet presion qeverisë për politikat e gabuara dhe mungesën e rritjes së pagave. Ndonëse VMRO-DPMNE-ja para zgjedhjeve premtoi paga më të larta për punëtorët, tashmë është e qartë se ata nuk do ta përmbushin premtimin. Me këtë qeveri nuk do të ketë paga më të larta”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Partia e Filipçes thotë se me vite kanë realizuar një dialog social të suksesshëm, kanë respektuar si sindikatat ashtu edhe punëtorët dhe keanë rritur pagat në të gjithë sektorët, ndërsa VMRO-DPMNE tani po e kthen politikën e abuzimit nga viti 2015.

“LSDM mbetet në anën e punëtorëve, ne përmes Kuvendit, por edhe përmes të gjithë mekanizmave demokratikë që kemi në dispozicion, do të bëjmë presion mbi pushtetin aktual që të ndryshojë politikat e gabuara”, thuhet në reagimin e LSDM-së,

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button