LSDM kërkon pagë minimale 600 euro! Filipçe: Do të subvencionohen kontributet për kompanitë

LSDM-ja sërish do të paraqesë një propozim-ligj për rritjen e pagës minimale në 36.000 denarë, përkatësisht 600 euro, njoftoi kryetari i partisë dhe deputeti Venko Filipçe në konferencën e sotme për media në Kuvend. Filipçe tha se do të propozohet edhe subvencionimi i kontributeve për kompanitë private, për diferencën që do të krijohet nga rritja e pagave.

Sipas tij, propozimi vjen për shkak të gjendjes gjithnjë e më të vështirë ekonomike të qytetarëve dhe rritjes së shpenzimeve të amvisërive.

“Duke pasur parasysh situatën, standardin e qytetarëve dhe komunikimet e përditshme që kemi me ta, sërish në Kuvend do ta paraqesim Ligjin për rritjen e pagës minimale. Kërkojmë që paga minimale të rritet në 36.000 denarë, përkatësisht 600 euro, në mënyrë që qytetarët të rimëkëmben sadopak, të përmirësohet standardi i tyre dhe të konsolidohen buxhetet familjare para muajve të vështirë të vjeshtës, kur pritet të rriten faturat e energjisë elektrike dhe ato të ngrohjes”, tha Venko Filipçe – LSDM.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button