Liga e Kampionëve, derbi i madh në “Allianz Arena” në Munih
Sonte (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së pestë në edicionin 2024/25 të Ligës së Kampionëve.
Pas tri javësh pushim, ethet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri në shtëpinë e çdo tifozit dhe sonte nuk do të mungojnë ndeshjet interesante. Përballja më e fortë pritet të jetë ajo në mes të Bajern Munihut dhe Paris Sen Zhermenit, e cila pritet të zhvillohet në “Allianz Arena” nga ora 21:00.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo në mes të Interit dhe RB Lajpcigut dhe Sporting Lisbona-Arsenal.
Nga klubet tjera të mëdha, Milani luan në udhëtim te Slovan Bratislava, Atletiko Madridi te Sparta Praga, Barcelona e pret Brestin dhe Mançester Siti është nikoqir i Fejnordit.
Takimet e fundit të ditës së sotme janë ato me Bajer Leverkuzen-Sallzburg dhe Jang Bojs-Atalanta.