Admirali i NATO-s thirrje bizneseve të përgatiten për “skenarin e luftës”
Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s u bëri thirrje bizneseve të hënën që të përgatiten për një “skenar të kohës së luftës” duke sjellë linjat e tyre të prodhimit në shtëpi në vend që të mbështeten te Kina dhe Rusia, të cilat mund të mbyllin qasjen pas fillimit të një lufte.
“Bizneset duhet të përgatiten për një skenar të kohës së luftës dhe të rregullojnë linjat e tyre të prodhimit dhe shpërndarjes në përputhje me rrethanat. Sepse ndërsa mund të jetë ushtria që fiton betejat, janë ekonomitë ato që fitojnë luftërat”, tha në Admiral Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s në fjalimin e tij gjatë një aktiviteti të organizuar nga Qendra e Politikave Evropiane në kryeqytetin belg, Bruksel.
Duke theksuar se parandalimi nuk ka të bëjë vetëm me kapacitetin ushtarak, por se të gjitha mjetet e disponueshme mund të përdoren si armë, ai tha: “Ne po e shohim këtë me numrin në rritje të akteve të sabotimit dhe Evropa e ka parë këtë me furnizimin me energji.”
“Ne menduam se kishim një marrëveshje me (kompaninë ruse të energjisë) Gazprom, por në fakt kishim një marrëveshje me zotin Putin”, tha ai, duke iu referuar presidentit rus Vlladimir Putin.
“Dhe e njëjta gjë vlen edhe për infrastrukturën dhe mallrat në pronësi kineze. Ne në fakt kemi një marrëveshje me (presidentin kinez) Xi (Jinping).
Bauer paralajmëroi gjithashtu se bizneset në Evropë dhe ShBA duhet të kuptojnë se vendimet e tyre tregtare kanë pasoja strategjike për sigurinë e vendeve të tyre.