Latifi nga MEPSO dhe Kolak nga KONÇAR inspektojnë nënstacionin 400 kV në Ohër, pjesë e projektit për lidhjen me Shqipërinë
Pas përfundimit të dialogut strategjik ekonomik mes dy qeverive, të Maqedonisë së Veriut dhe të Kroacisë, Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO Doc. Dr. Burim Latifi, së bashku me Presidentin e Bordit Drejtues të kompanisë së mirënjohur kroate Konçar, Gordan Kolak, vazhduan me inspektimin e punimeve në nënstacionin e ri 400 kV pranë Ohrit, i cili është gjithashtu pjesë e projektit të interkoneksionit me Shqipërinë.
Me këtë, të dy drejtorët dëshmojnë përkushtimin maksimal për përfundimin e këtij projekti sa më shpejtë.
Ky është një projekt që e tejkalon logjikën klasike infrastrukturore. Me të, shteti ynë fiton siguri më të madhe energjetike, lidhje më të mira rajonale dhe pozitë më të fortë në tregun e ardhshëm evropian të energjisë elektrike.
Ky projekt pritet të përfundojë brenda vitit 2026.



