Kuvendi votoi, Bekim Sali emërohet zv/kryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane

Bekim Sali është zgjedhur ministër për Çështje Evropiane. Me 71 votë për, asnjë të përmnajtur dhe asnjë kundër, Kuvendi votoi që Sali të ulet në vendin e Orhan Murtezanit i cili deri sot e ka kryer këtë detyrë.

Gjithashtu në seancën e sotme prlamentari, Kuvendi me 72 vota për, asnjë të përmbajtur dhe asnjë kundër, votoi prpozimin që Muhamed Hoxha të drejtojë Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.



