Kuvend, votohen gjashtë anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale

Në Kuvendin e Maqedononisë së Veriut sot është miratuar propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA).
Anëtarë e emëruar janë: Viktor Pavllovski, inxhinier i diplomuar për informatikë prodhimi nga Shkupi; Sasho Stefanovski, kameraman televiziv i diplomuar në artin filmik; Petar Xhurovski, montazher filmik dhe televiziv i diplomuar; Cvetanka Minovska, gazetare e diplomuar; Afrona Vrzivoli, ekonomiste e diplomuar; Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistre e komunikologjisë; dhe Zirijeta Jajaga, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe magjistre e diplomacisë. Të gjithë janë nga Shkupi.
Për propozim vendimin, për miratimin e së cilës ka qenë e nevojshme shumicë prej dy të tretave, votuan 95 deputetë, prej tyre, 90 votuan “për” ndërsa 5 ishin “përmbajtur”.
Për vendimin ishin edhe 20 deputetët të cilët nuk i takojnë bashkësive të cilët nuk janë shumicë, ndërsa pesë ishin kundër.