Kush është pronari që paguan këtë pagë? Një shkupjan ka marrë 190.000 euro në muaj!

Paga më e lartë bruto e paguar në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2025 ka qenë pak më pak se 190.000 euro në muaj, tregon raporti i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP). Bëhet fjalë për një pagë të paguar në sektorin e nxjerrjes së qymyrit të gurit, e cila në nivel vjetor tejkalon 2,2 milionë euro. Kjo pagë është rreth 2% më e lartë se paga më e lartë e regjistruar një vit më parë.

Pesë pagat më të larta në vend, të gjitha në vlerë prej mbi 2 milionë eurosh bruto në vit, janë paguar në Shkup. Ato i përkasin sektorëve të farmacive, tregtisë me duhan, ushqime dhe pije, spitaleve, si dhe tregtisë me produkte farmaceutike.

Të ardhurat më të larta jashtë pagës, të deklaruara si të ardhura shtesë, i ka raportuar një banor i Shkupit, i cili gjatë vitit të kaluar ka përfituar pak më pak se 2 milionë euro bruto në nivel vjetor. Në pesëshen e parë përfshihen edhe tre persona me të ardhura vjetore mbi 1 milion euro, si dhe një person me të ardhura prej 42 milionë denarësh.

Sa u përket të ardhurave nga dividentët, shumën më të lartë e ka deklaruar një banor i Gjevgjelisë, i cili vitin e kaluar ka përfituar mbi 4 milionë euro. Një shumë të ngjashme ka deklaruar edhe një banor i Ohrit.

Sipas raportit të DAP-it, gjatë vitit 2025 janë përgatitur 863.100 deklarata vjetore tatimore, rreth 83.000 më shumë se në vitin 2024, që përbën një rritje prej 10,6%.

Të ardhurat bruto të përcaktuara janë rritur për 74,1 miliardë denarë, ose 13,8%, ndërsa tatimi i përcaktuar mbi të ardhurat personale është rritur për 4,9 miliardë denarë, përkatësisht 13,9%.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button