Kurti: I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit të Faton Hajrizit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kryeministri i Kosovë, Albin Kurti ka kërkuar hetim vendor e ndërkombëtar për të qartësuar gjithçka që ndodhi me Faton Hajrizin, që nga ikja drejt Serbisë deri në vrasjen e raportuar të tij.

Kurti ka ftuar qytetarët që të mos bien e euforisë së heroizimit të Faton Hajrizit që dyshohet se u vra në Serbi të premten.

“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit. Heronj janë 23 pjesëtarët e Policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë”, ka thënë Kurti ndër tjera./

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button