Kryeparlamentari Gashi takohet me Erik Matiasen, Përfaqësues i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Erik Matiasen, Përfaqësues i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor.
“Theksuam rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy shteteve dhe mbështetjen e palëkundur të Norvegjisë për aspiratat tona europiane.
Shpreha mirënjohje për kontributin e çmuar të Norvegjisë në sektorin e mbrojtjes, si dhe bashkëpunimin në kuadër të NATO-s për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Diskutuam procesin e integrimit në BE, sfidat për ndryshimet kushtetuese dhe përkushtimin e Kuvendit për reformat e nevojshme. U pajtuam se mbështetja e Norvegjisë është kyçe për progresin e integrimit dhe se do të thellojmë bashkëpunimin tone”, ka shkruar kryetari Gashi.