Kryeparlamentari Gashi pret në takim ambasadorin e OSBE-së

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së, Kilian Wahl.
“Kënaqësi ta takoj ambasadorin e OSBE-së në vendin tonë, z. Kilian Wahl. E falënderova z. Wahl për mbështetjen e madhe që Misioni i OSBE-së i jep Kuvendit në proceset reformuese.
Biseduam edhe për bashkëpunimet e ardhshme, sidomos në fushat e forcimit të mbikëqyrjes parlamentare, digjitalizimin dhe zbatimin e Planit akcionar gjinor të Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Gashit.