Kryeparlamentari Gashi: Personat me aftësi të posaçme gjithmonë do të kenë mbështetjen time

Mbështetje për personat me shikim të dëmtuar ka shprehur kryetari i Kuvendit, Afrim Gashim, gjatë takimit me kryetarin e shoqatës për personat me aftësi të posaçme “Realiteti”.
“Sot u takova me Xhevat Fejzuli, kryetar i Shoqatës së personave me shikim të dëmtuar “Realiteti” nga Gostivari dhe Labinot Saliji, aktivist për personat me aftësi të posaçme nga Gostivari.
Patëm një bisedë miqësore gjatë së cilës shpreha mbështetjen time dhe theksova se në Kuvend do të kenë gjithmonë një partner për avancimin e të drejtave dhe nevojave të tyre për të siguruar kushtet e nevojshme për funksionim normal dhe gjithëpërfshirje”, ka shkruar Gashi në Facebook.



