Kryeparlamentari Gashi nënshkruan Marrëveshjen Kolektive të ASHAM-it

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar Marrëveshjen Kolektive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), së bashku me kryetarin e Organizatës Sindikale pranë ASHAM-it, Blazho Vujoviq.

Gashi deklaroi se kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm për avancimin e të drejtave të punonjësve dhe forcimin e sigurisë juridike.

“Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave të punonjësve, forcimit të sigurisë juridike dhe krijimit të një kornize të qartë e transparente për rregullimin e marrëdhënieve të punës”, theksoi Gashi.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e krijimit të kushteve të përshtatshme për punonjësit e Akademisë, duke e cilësuar këtë si investim në dije dhe në të ardhmen e vendit.

“Si Kryetar i Kuvendit, mbetem i përkushtuar për mbështetjen e proceseve që forcojnë të drejtat e punonjësve, përgjegjësinë institucionale dhe funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve tona”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button