Komuna franceze La Courneuve ngre flamurin palestinez në përgjigje të projektligjit për antisemitizëm

Komuna La Courneuve në veri të Francës ka ngritur flamurin palestinez në ndërtesën e bashkisë, në atë që e cilësoi si akt simbolik solidariteti me palestinezët dhe reagim ndaj një projektligji për antisemitizëm që po diskutohet në parlamentin francez, transmeton Anadolu.

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë La Courneuve, Aly Diouara tha se vendimi është marrë “në kundërshtim” me atë që ai e quajti “Ligji Yadan”, duke argumentuar se ai mund të kufizojë lirinë e shprehjes.

“La Courneuve riafirmon mbështetjen e saj për popullin palestinez. Flamuri palestinez është ngritur në fasadën e bashkisë, në kundërshtim me ‘Ligjin Yadan’, në solidaritet me zërat që ngrihen për të mbrojtur të drejtën e tyre për vetëvendosje dhe për të denoncuar gjenocidin në vazhdim në Gaza”, shkroi Diouara në rrjetin social amerikan X, duke bashkëngjitur me një video ku shihet duke ngritur flamurin në ballkonin e ndërtesës.

Projektligji, i paraqitur nga ligjvënësja Caroline Yadan është paraqitur si pjesë e përpjekjeve për të luftuar antisemitizmin në Francë.

Kritikët e projektligjit argumentojnë se ai mund të zgjerojë fushën e veprave penale ekzistuese, përfshirë “apologjinë e terrorizmit”, si dhe të vendosë dënime për thirrjet publike për shkatërrimin e një shteti të njohur nga Franca.

Projektligji akoma është në diskutim në Asamblenë Kombëtare të Francës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button