Kasami: Tetova, kryeqyteti i çiklizmit më 6 shtator

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se më 6 shtator në qytet do të zhvillohen Kampionati Shtetëror në Ngjitje Malore dhe një garë ndërkombëtare e çiklizmit. Ai tha se për herë të parë Komuna e Tetovës dhe Federata e Çiklizmit e Maqedonisë së Veriut po e sjellin këtë ngjarje sportive në qytet.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Maqedonisë së Veriut, Emil Cvetanov, dhe kryetarin e Klubit të Çiklizmit “Phoenix Cycling Team”, Senad Idrizi. Biseduam për përgatitjet e Kampionatit Shtetëror në Ngjitje Malore dhe të garës ndërkombëtare të çiklizmit, të cilat do të mbahen më 6 shtator 2026 në Tetovë.

Për herë të parë, Komuna e Tetovës dhe Federata e Çiklizmit e Maqedonisë së Veriut po e sjellin këtë ngjarje të madhe sportive në qytetin tonë.

Tetova po bëhet qendër e ngjarjeve të rëndësishme, sepse ne nuk presim që mundësitë të vijnë vetë, por punojmë dhe i krijojmë ato.

Më 6 shtator, malet tona do të bëhen arenë gare, ndërsa Tetova do të dëshmojë se ka bukurinë, mikpritjen dhe fuqinë për të organizuar ngjarje sportive me përmasa ndërkombëtare”, deklaroi Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button