Kasami: Super lajm, nga 80 litra ujë në sekondë, në 200 litra!

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” informon qytetarët se ka përfunduar me sukses projektin për servisimin dhe rikonstruktimin e plotë të stacionit të filtrimit në fshatin Lisec – një objekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Tetovës gjatë periudhës së dimrit.
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se ky projekt është realizuar gjatë një periudhe prej një viti, ka përfshirë punime të thella teknike dhe përmirësime të standardizuara, konkretisht:
1. Ndërrimin e të gjitha rrjetave teknike,
2. Servisimin e plotë të të gjithë filtrave,
3. Futjen në funksion të të gjithë njësive të filtrimit,
4. Ndërrimin e të gjitha valvulave (shiberave) në sistemin e filtrimit.
“Falë këtyre intervenimeve, kapaciteti i filtrimit është rritur nga 80 litra ujë në sekondë në 200 litra në sekondë, duke përmirësuar ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tetovës në periudhat më të ndjeshme të vitit. Vlera e këtij investimi arrinnë 1.5 milion denarë, dhe është realizuar në tërrësi nga buxheti vetanak i Ndërmarrjes “Sharri”. Përkushtimi ynë ndaj shërbimeve cilësore për qytetarët do të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të reja dhe investime konkrete”, thihet në njoftimin e Kasamit.