Kasami: 40 milionë euro për Spitalin e Tetovës!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një projekt madhor në fushën e shëndetësisë që do të transformojë Spitalin Klinik të Tetovës. Nëpërmjet një investimi të rëndësishëm, do të ndërtohen pavijone të reja dhe do të bëhet rikonstruksion i plotë i kapaciteteve ekzistuese spitalore.
“Ky projekt do të sjellë kushte moderne, pajisje të reja dhe shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët. Një hap gjigant për shëndetësinë në Tetovë!”, deklaroi Kasami, duke e vlerësuar këtë si një moment të shumëpritur dhe një ndryshim rrënjësor në sistemin lokal shëndetësor.
Investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e trajtimit mjekësor, duke përmbushur një nevojë të kahmotshme për banorët e rajonit të Tetovës.