Kacarska: Nuk ka asnjë pengesë ligjore për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë sepse, siç tha ajo, nuk ka ligj që do të ndalonte diçka për qytetarët që ndjehen si bullgarë, ndërsa do ju mundësonte qytetarëve që janë pjesë e kombeve shqiptare, turke, serbe dhe të tjera në vend.

Ajo, në një intervistë për “TV Nova” bullgare theksoi se vendi është shoqëri multietnike dhe se sipas Kushtetutës, komunitetet pakicë gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzon populli maqedonas.

Kacarska tha gjithashtu se ajo personalisht nuk do të kishte problem që qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndjehen si bullgarë të përfshihen në Kushtetutë, nëse merret parasysh, siç tha ajo, se vendi ka nënshkruar Konventën Kornizë për Pakicat Kombëtare të Këshillit të Evropës dhe që njeh të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button