Ka ndërruar jetë profesoresha Nebehate Rexhepi nga Shkupi
Në moshën 55 vjeçare, sot, ka ndërruar jetë profesoresha e gjuhës frenge, Nebehate Rexhepi. Lajmin mortor e ka shpërndarë, drejtoria e Gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, ku ka punuar e ndjera.
“Me dhimbje të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Nebahate Rexhepi.
E njohur për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj të jashtëzakonshëm, ajo la gjurmë të pashlyeshme, për shumë gjenerata, e në zemrat e të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin dhe punojnë me të. Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona, dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim rrugën e saj me krenari. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve. U prehtë në paqe!
Zoti e shpërbleftë me Xhenet!
Me respekt do të kujtojmë gjithmonë!
Drejtoria dhe i gjithë stafi i Gjimnazit “Zef Lush Marku”- Shkup”, thuhet në lajmin mortor.